Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

VIDEO/ Rey Manaj gjen golin e radhës, ndëshkon Trabzonsporin

Rey Manaj gjen rrugën e rrjetës në Superligën turke. Sulmuesi lushnjar ka realizuar golin e dytë për Sivassporin në ndeshjen shtëpiake përballë Trabzonsporit.

Vendasit kaluan në avantazh në minutën e katërt me anë të Saiz, ndërkohë që në minutën e 21’ erdhi edhe goli i Rey Manajt.

Sulmuesi lëvizi bukur në zonë, i mori kohën markuesit të tij dhe gjuajti me kokë. Portieri kundërshtar priti goditjen e parë, por u dorëzua në tentativën e dytë.

Ky është goli i tretë sezonal për 27-vjeçarin, i cili gradualisht po rigjen formën e ditëve më të mira.

Lexo edhe: 

Dhe mbi të gjitha po shënon. Nëse arrin të ruajë avantazhin e dyfishtë, Sivasspori do të ngjitej në vendin e 11-të me 17 pikë.

Kreu i renditjes ndahet nga Fenerbahce dhe Galatasaray, skuadra që janë shkëputur nga ndjekësit.

Sponsored
Continue watching
Top 5 Reasons Why You Should Go RVing This Summer
You May Also Like

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Euro 2024

Sylvinho u pajis me pasaportë shqiptare gjatë Samitit të Diasporës në ditën e Arbëreshëve. Tekniku brazilian udhëhoqi kombëtaren e Shqipërisë drejt kualifikimit në Euro...

Featured

AL Nassr bind ndaj Al Akhdoud në takimin e javës së 14-të të Saudi Pro League, të cilin e fitoi me rezultatin 3-0, me...