09:40 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Yjet, që shkëlqyen në premierën e filmit “Bombshell”

Filmit i ri “Bombshell” ka të bëjë gjithçka për intrigën dhe tashmë ka bërë premierën botërore.

Dhe nuk kishte asgjë më tërheqëse sesa zonjat kryesore Charlize Theron, Nicole Kidman dhe Margot Robbie kur parakaluan në premierën e filmit në LA, transmeton Indeksonline.

Aktorja fituese e çmimeve të Akademisë, Charlize, parakaloi në qilimin e kuq me një fustan Dior me ngjyrë të zezë .

Charlize, e cila luan rolin e Megyn Kelly në film, habiti në fustanin e saj të shkurtër dhe dukej atraktive, ndërsa tregoi këmbët e saj seksi dhe krahët e tonifikuar.

Përveç Charlizes ishte Margot Robbie e pakrahasueshme, që dukej si një perëndeshë në një veshje të  Giambattista Valli .

Margotit nuk i duhej shumë grim, dukej natyrale me një buzëkuq të kuqërremtë, ndërsa i mbante flokët të valëzuara në shpatulla.

Nicole, e cila luan rolin e Gretchen Carlson, u paraqit me një kostum elegant me shkëlqim, grim dhe aksesor.

 Yjet e filmit dukeshin në formë të mirë teksa dhanë premierën e filmit më të ri që pritet të dalë në kinematë botërore së shpejti./Indeksonline/