11:33 / E Martë, 26 Maj 2020 / indeksADMonline

Ylli i Atletico Madrid do të jetë asistent-trajner i Simeones nga sezoni i ardhshëm

Diego Simeone do ta ketë pranë tij në pankinë një yll të madh të skuadrës. Gabi do të jetë asistent i Simeones nga edicioni i ardhshëm.

Mesfushori i njohur spanjoll do të zëvëndësojë Germán el Mono Burgos, asistentin problematik të deritanishëm të argjentinasit.

Gabi këtë edicion është duke luajtur për skuadrën e Xavit, Al Sadd.

Ish-kapiteni i Atleticos ka kontratë me Al Sadd deri me 30 qershor, pas së cilës do të rikthehet te Atletico.

Gabi ka luajtur 413 ndeshje me Atleticon, me të cilën skuadër ka fituar edhe titullin në La Liga./Indeksonline/