16:29 / E Hënë, 20 Janar 2020 / indeksADMonline

Zbulohen shifrat marramendëse, ja sa do paguhet Alketa Vejsiu për prezantimin në “Sanremo”

Monica Belluci, Mara Venier, Antonella Clerici, Giorgina Rodriguez, Sabrina Salerno, Alketa Vjesiu, janë disa ngafigurat e njohura që do të jenë përkrah prezantuesit kryesor, Amadeus për prezantimine Sanremo 2020.

Teksa po bëhen përgatitjet e fundit për festivalin e përvitshëm, mediat italiane kanë zbuluar buxhetin që do të përdoret. Ka qenë gazeta e përditshme italiane “Il Giornale” ajo që ka zbuluar e para shifrën marramendëse që do shpenzohet për të gjithë festivalin dhe është 18 milionë euro.

E sigurisht që nga këto, një pjesë do të shkojë për prezantueset. “Il Giornale” shkruan se disa prrej tyre, përfshirë edhe Alketa Vejsiun, do të paguhen me 20-25 mijë euro. Ndërkohë për një pjesë tjetër, ende nuk ka dalë shifra.

Nga ana tjetër, Amadeus, prezantues dhe drejtori artistik i edicionit të këtij viti, thuhet se do të paguhet 500-600 mijë euro.