20:27 / E Diele, 27 Shtator 2020 / indeksADMonline

Zemaj viziton infermierin që u ther dje me thikë, e dënon sulmin ndaj tij

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka bërë të ditur se sot ka vizituar infermierin i cili dje është therë me thikë në vendin e punës.

Zemaj këtë sulm e ka quajtur të dënueshëm dhe të papranushëm.

Ky është postimii plotë:

Sulmi i djeshëm kundër infermierit në vendin e punës nga një pacient në QKUK, është sa i dënueshëm aq i papranueshëm. Feimit i urova shërim të shpejt dhe shpreha respekt për punën e tij dhe të gjithë infermierët e vendit.

Puna e infermierëve do çmuar e përkrahur, sepse me përgjegjësitë e veta i kontribuojnë suksesit të shëndetësisë!