12:06 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Zv.ministri Beqiri merr zyrtarisht detyrën

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur në takim zëvendësministrin e MKRS-së, Ismet Beqiri, i cili zyrtarisht edhe ka pranuar këtë detyrë.

Ministrja Dumoshi gjatë takimit e njoftoi zëvendësministrin Beqiri për punën dhe programin që do të realizojë ministria për këtë vit si edhe planet e MKRS-së që synohen për t’u arritur gjatë këtij mandati qeverisës.

Dumoshi e Beqiri diskutuan për bashkërendimin dhe ndarjen e përgjegjësive që pritet t’i kenë në këtë bashkëpunim në kuadër të udhëheqjes së ministrisë.

Ministrja Dumoshi e informoi zëvendësministrin se me gjithë sfidat që ka MKRS-ja në avancimin e fushave që mbulon, bashkërisht me një koordinim efikas do të përmbushen të gjitha objektivat, u shpreh midis tjerash ministrja Dumoshi.