15:14 / E Premte, 15 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Zhvillohet xhiroja e parë e Kupës së Kosovës, këto janë rezultatet

Gjatë mesjavës është zhvilluar xhiroja e parë e Kupës së Kosovës në konkurrencën e meshkujve, ku janë zhvilluar ndeshjet në grupet A, B, C dhe D.

Skuadrat e elitës kanë pushuar në xhiron e parë, që ishte me sistem eliminimi. 

Vushtrria ka fituar ndaj Fushë-Kosovës me rezultat 60:28, kurse AS Prishtina ka mundur Dukagjinin 100:67. 

Në xhiron e dytë është kualifikuar edhe Kerasan Prishtina që mundi Sferën 97:77, derisa Megasporti mposhti AS Kastriotin 63:69.

Edhe Golden Eagle Ylli B u kualifikua më tej, pasi mundi Kaçanikun 42:88. Ndeshjet Drita-Gjakova, Borea-United Basketball dhe Prishtina e RE-Llapi janë regjistruar me rezultat zyrtar. 

Rezultatet 

Vushtrria – Fushë- Kosova 60:28 

AS Prishtina – Dukagjini 100:67 

Drita – Gjakova 20:0 (R.Z.) 

Borea – United Basketball 20:0 (R.Z.) 

Kerasan Prishtina – Sfera 97:77 

AS Kastrioti – Megasport 63:69 

Prishtina e RE – Llapi 20:0 

Kaçaniku – Golden Eagle Ylli B 42:88