Zjarr në Viva Fresh Store në Prishtinë, intervenojnë zjarrfikësit
Një zjarr ka rënë në një nga pikat e “Viva Fresh Store” në qendër të Prishtinës.
IndeksOnline raporton se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e zjarrfikësve dhe policisë.
Një ekip i KEDS-it ka shkëputur energjinë elektrike, me qëllim që të evitohen telashet në rrjet.

Ende nuk dihen shkaqet dhe përmasat e zjarrit.

