Zjarrfikësit hyjnë brenda “Viva Fresh” për të shuar zjarrin, thyejnë një pjesë të kulmit (Pamje)
Zjarrfikësit në Prishtinë po vazhdojnë përpjekjet për ta lokalizuar zjarrin që ka përfshirë pikën e “Viva Fresh Store” në qendër të qytetit, transmeton IndeksOnline.
Gjatë intervenimit është rrëzuar një pjesë e kulmit të objektit, ndërsa ekipet e zjarrfikësve janë futur brenda për të shuar flakët.
Aktualisht nuk ka informacione për persona të lënduar, ndërsa ekipet ndihmëse po punojnë në terren për të vënë situatën nën kontroll.

