20:17 / E Premte, 10 Prill 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Sinani transferohet në Premierligë!

Norwich City ka nënshkruar me sulmuesin nga Luksemburgu, Danel Sinani.

Lojtari ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me ekipin anglez dhe do nis aventurën në ishull nga sezoni i ardhshëm.

Danel Sinanin, me kombësi gorane është i lindur në Beograd, me prindërit që vinë nga komuna e Dragashit. Ai u zhvendos në Luksemburg në moshën pesë vjeçare.

“Norwichi është shumë klub i madh me lojtarë fantastik. Jam i lumtur për transferin dhe shpresoj që do ta ndihmojë ekipin” – u shpreh lojtari për faqen zyrtare të klubit.

Sinani shënoi katër gola në fazën e grupeve të Europa Ligës me klubin e tij, F91 Dudelange.