Aksident mes disa automjeteve në Fushë Kosovë, krijohen kolona të gjata (video)

Pasditen e sotme ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Vragoli, në rrugën Sllatinë-Fushë Kosovë. Në aksident janë përfshirë disa automjete, raporton Indeksonline. Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që Indeksonline është në pritje të përgjigjes nga PK. Si pasojë e aksidentit, në rrugë janë krijuar kolona të gjata.