18:18 / E Diele, 13 Nëntor 2022 / AR

Aksident mes disa automjeteve në Fushë Kosovë, krijohen kolona të gjata (video)

Pasditen e sotme ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Vragoli, në rrugën Sllatinë-Fushë Kosovë.

Në aksident janë përfshirë disa automjete, raporton Indeksonline.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që Indeksonline është në pritje të përgjigjes nga PK.

Si pasojë e aksidentit, në rrugë janë krijuar kolona të gjata.