Putin: Perëndimi e ndezi luftën duke “nxitur” Ukrainën dhe duke organizuar grusht shteti
IndeksOnline
E Enjte, 04 Dhjetor 2025 19:07Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është shprehur se ishte Perëndimi që e nisi luftën, duke nxitur Ukrainën dhe duke organizuar grusht shteti.
“Ne nuk ishim ata që e nisën këtë luftë”, pohoi Putin.
“Perëndimi e nxiti Ukrainën dhe i mbështeti ngjarjet, duke orkestruar një grusht shteti”, shtoi ai më tej.
Sipas mediave të huaja, i pyetur se çfarë do të përbënte një fitore për Rusinë në luftë, Vladimir Putin i tha India Today: “Nuk ka të bëjë me fitoren, siç thatë ju… Rusia është e vendosur, dhe sigurisht që do ta bëjë këtë, për të mbrojtur interesat e saj, për të mbrojtur njerëzit e saj që jetojnë atje, për të mbrojtur vlerat tona tradicionale.”
Putin tha më tej se ndalimi i Kishës Ortodokse Ruse dhe gjuhës ruse në Ukrainë, janë “të gjitha pjesë e një sërë çështjesh të mëdha”.
Duke iu referuar pushtimit dhe aneksimit të paligjshëm të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, Putin tha: “Kjo ishte pika që shkaktoi ngjarjet në Krime, të ndjekura nga zhvillimet në Ukrainën juglindore, në Donbas.”
Ai shton: “Operacioni ynë ushtarak special nuk është fillimi i një lufte, por më tepër një përpjekje për t’i dhënë fund një lufte që e ndezi Perëndimi duke përdorur nacionalistët e Ukrainës.”
“Kjo është ajo që po ndodh realisht tani. Ky është thelbi i problemit”, shtoi ai, shkruan A2 CNN.
“Do ta përfundojmë luftën kur të arrijmë objektivat e vendosura në fillim të operacionit ushtarak special, kur të çlirojmë këto territore. Kaq është e gjitha”, përfundoi Putin.








