Category: Sport

Lajmet e fundit sportive nga Kosova, rajoni dhe bota. Futboll, basketboll, boks, automobilizëm, xhudo, tenis, gossip, etj.

  • Lëndohet Kylian Mbappe, largohet nga fusha!

    Lëndohet Kylian Mbappe, largohet nga fusha!

    Kylian Mbppe ka pësuar një lëndim në ndeshjen Francë-Maroko.

    Sulmuesi francez u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 75-të.

    Nuk dihet nëse lëndimi i tij është serioz dhe a do të mund të luaj në gjysmëfinale të Kupës së Botës, pasi Franca pothuajse ka siguruar kualifikimin, ku është në epërsi 2-0 ndaj Marokos.

    Mbappe e Dembele janë golashenues për kombëtaren franceze./IndeksOnline/

  • S’ka hajgare me Francën, shënon golin e dytë ndaj Marokos (VIDEO)

    S’ka hajgare me Francën, shënon golin e dytë ndaj Marokos (VIDEO)

    Franca e ka dyfishuar epërsinë ndaj Marokos.

    Golin e dytë e shënoi Ousmane Dembele, në minutën e 66-të./IndeksOnline/

  • Gaboi nga penalltia por Mbappe shënon supergol ndaj Marokos (VIDEO)

    Gaboi nga penalltia por Mbappe shënon supergol ndaj Marokos (VIDEO)

    Franca ka kaluar në epërsi ndaj Marokos, në çerekfinalen e Kupës së Botës.

    Edhe pse gaboi nga penalltia gjatë pjesës së parë, Kylian Mbappe shënoi një supergol në minutën e 60-të.

    Ky ishte goli i tetë në këtë botëror për Mbappen dhe i 64-ti me fanellen e kombëtares franceze./IndeksOnline/

  • Bono pret penalltinë e Mbappes (VIDEO)

    Bono pret penalltinë e Mbappes (VIDEO)

    Franca ka pasur mundësinë më të mirë për të kaluar në epërsi ndaj Marokos, në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Botës.

    Kylian Mbappe fitoi një penallti, por sulmuesi i Real Madridit gaboi nga pika e bardhë, pasi portieri Bono priti gjuajtjen e tij./IndeksOnline/

  • Vllaznia fiton përballjen e parë ndaj Malishevës në Conference League

    Vllaznia fiton përballjen e parë ndaj Malishevës në Conference League

    Derbi shqiptar i raundit të parë kualifikues për Conference League, i ka takuar Vllaznisë së Shkodrës, e cila fitoi ndaj Malishevës.

    Rezultati përfundimtar në stadiumin ”Loro Boriçi” ishte 2-1, shkruan IndeksOnline.

    Malisheva e nisi më mirë takimin, duke kalaur në epërsi qysh në minutën e tretë, me golin e Laurent Xhylenit.

    Pjesa e parë u mbyll me barzim, pasi Klinti Qato shënoi në minutën e 37-të.

    Golin e fitores për Vllanzninë, e shënoi Emiljano Musta, në minutën e 56-të.

    Ndeshja e kthimit zhvillohet të mërkuren e ardhshme, më 15 korrik, në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë./IndeksOnline/

  • Vllaznia përmbys rezultatin ndaj Malishevës, supergol nga gjuajtja e lirë (VIDEO)

    Vllaznia përmbys rezultatin ndaj Malishevës, supergol nga gjuajtja e lirë (VIDEO)


    Vllaznia e Shkodrës ka përmbysur rezultatin ndaj Malishevës.

    Ishte minuta e 56-të kur Emiljano Musta shënoi një supergol nga gjuajtja e lirë, pë rezultatin 2-1./IndeksOnline/

  • Superpërballja Francë – Marok, formacionet zyrtare

    Superpërballja Francë – Marok, formacionet zyrtare

    Sonte nis faza çerekfinale e Kupës së Botës.

    Ndeshja e parë zhvillohet mes Francës dhe Marokos, e cila nis nga ora 22:00, shkruan IndeksOnline.

    Franca ka arritur deri në këtë fazë pasi eliminoi Suedinë e Paraguain, derisa Maroko, e eliminoi Holandën dhe Kanadanë.

    Të dyja kombëtaret tashmë kanë zbuluar 11-shet startuese./IndeksOnline/

  • Malisheva shënon supergol nga korneri ndaj Vllaznisë (VIDEO)

    Malisheva shënon supergol nga korneri ndaj Vllaznisë (VIDEO)

    Malisheva ka kaluar në epërsi ndaj Vllaznisë, në ndeshjen e rrethit të parë kualifikues të Conference League.

    Laurent Xhylani shënoi një supergol nga korneri, qysh në minutën e 3-të./IndeksOnline/

  • Manchester United transferon portierin 35-vjeçar

    Manchester United transferon portierin 35-vjeçar

    Manchester United ka bërë një transferim të ri.

    ”Djajtë e kuq” kanë arritur marrëveshje me portierin Karl Darlow, shkruan IndeksOnline.

    35-vjeçari u bashkua si transfer i lirë, pasi i kishte skaduar kontrata me Leeds United.

    Ai do të nënshkruaj kontartë deri në vitin 2029 dhe do të jetë portier rezervë, pasi Altay Bayindir pritet të largohet./IndeksOnline/

  • Eriksen do të vazhdoj karrierën si futbollist, përkundër atakit kardiak

    Eriksen do të vazhdoj karrierën si futbollist, përkundër atakit kardiak

    Christian Eriksen ka pasur një sulm të dytë në zemër.

    Mesfushori danez pësi atak kardiak në fushë, në ndeshjen miqësore të 7 qershorit, ndaj Ukrainës, shkruan IndeksOnline.

    Por 34-vjeçari duket se do të vazhdoj karrierën si futbollist, pavarësisht shqetësimeve mjekësore që kishte.

    Skuadra e Wolfsburgut, ku luan Eriksen, ka njoftuar se ai së shpejti do të fillojë një program individual rehabilitimi.

    Sipas raportimeve, pajisja e tij ICD riktheu me sukses ritmin normal të zemrës së Eriksen dhe ai pas një bisede me drejtorin menaxhues të VfL, Dieter Hecking, u vendos që 34-vjeçari ta përfundojë këtë program në vendin e tij të lindjes, Danimarkë./IndeksOnline/