Eriksen do të vazhdoj karrierën si futbollist, përkundër atakit kardiak
Christian Eriksen ka pasur një sulm të dytë në zemër.
Mesfushori danez pësi atak kardiak në fushë, në ndeshjen miqësore të 7 qershorit, ndaj Ukrainës, shkruan IndeksOnline.
Por 34-vjeçari duket se do të vazhdoj karrierën si futbollist, pavarësisht shqetësimeve mjekësore që kishte.
Skuadra e Wolfsburgut, ku luan Eriksen, ka njoftuar se ai së shpejti do të fillojë një program individual rehabilitimi.
Sipas raportimeve, pajisja e tij ICD riktheu me sukses ritmin normal të zemrës së Eriksen dhe ai pas një bisede me drejtorin menaxhues të VfL, Dieter Hecking, u vendos që 34-vjeçari ta përfundojë këtë program në vendin e tij të lindjes, Danimarkë./IndeksOnline/

