Zgjidh gjuhën

Zgjedhja e Bashës kryeparlamentar, Abdixhiku: Fitore e injorancës, ky është niveli i tyre!
IndeksOnline
E Martë, 26 Gusht 2025 12:11Lideri i LDK-së Lumir Abdixhiku ka reaguar pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryetar i Kuvendit. Abdixhiku ka thënë se kjo është një fitore e injorancës, një gabim i pafalshëm i mbështetësve të saj.
“Kosova, siç se kishim menduar asnjëherë. Një fitore e injorancës dhe një gabim i pafalshëm i mbështetësve të saj. Gjithsesi ky është niveli i tyre. Kështu e projektojnë Republikën. Me këto vlera kanë zgjedhur të nderojnë dhe votuesit e popullin e Kosovës. LDK aspiron më lartë. Kosova duhet të aspirojë lartë. Aksidentet politike e triumfet e injorancës historike do të kapërcejnë. Dritë një ditë do të ketë”, ka shkruar Abdixhku në Facebook./Indreksonline/