12:00 / E Premte, 09 Shkurt 2018 / indeksADMonline

10 vjet shtet, ndërtesa e Qeverisë mbulohet me flamurin e Republikës (Foto)

Të shtunën tjetër, Kosova feston 10 vjetorin e pavarësisë, duke i bërë kështu 1 dekadë shtet i pavarur dhe sovran.

Me vendim të presidentit, në Kosovë kanë filluar aktivitete për nder të kësaj feste nga dje (8 shkurt) dhe do të mbahen deri më 18 shkurt, shkruan Indeksonline.

Sot, në objektin e Qeverisë së Kosovës është vendosur flamuri gjigant i shtetit që mbulon shumicën e objektit.

Po ashtu, dje janë dekoruar edhe sheshet e Prishtinës. /Indeksonline/