23:33 / E Diele, 27 Maj 2018 / indeksADMonline

“17 mijë” tifozët e Liverpool-it kënduan mbrëmë këngën e Dua Lipës (Video)

Dua Lipa e cila bëri krenarë çdo shqiptari pasi mbrëmë hapi Ligën e Kampionëve me këngët e saj ka ndarë sonte edhe disa prej momenteve më të mira në këtë paraqitje.

Dua u duk e mahnitshme në këtë perofrmancë, duke treguar edhe linjat trupore shumë të formësuara, transmeton Indeksonline.

Dua madje kishte dhënë edhe një prognozë për rezultatin por që nuk doli ashtu siç ajo parashikoi.

Port ë gjitha këto kanë më pak rëndësi se sa moment kur pothuajse 17 mijë tifozët e ekipit Liverpool kënduan bashkë me të këngën ‘One Kiss’, gjë kjo e mahnitshme e cila është publikuar edhe në një video në Twitter.

/Indeksonline/