08:48 / E Premte, 16 Mars 2018 / indeksADMonline

6 simptomat kryesore të kancerit të fytit  

Kanceri i fytit është një nga shkaqet e zakonshme të kancerit në Indi, veçanërisht në meshkuj. Ndërsa faktorët e rrezikut të kancerit të fytit janë të shumtë, duke ditur për shenjat e hershme mund t’ju ndihmojë për të diagnostikuar kancerin në një fazë të hershme.

Kollitja: Është një nga shenjat më të shpeshta të kancerit të fytit në rast se shfaqet në mënyrë të shpeshtë dhe konstante, transmeton Indeksonline.

Vështirësi në gëlltitje: Shumica e injorojnë këtë shenjë duke menduar thejshtë se  është ndonjë ftohje apo dicka e ngjashme mirëpo në fakt përbën një shenjë të hershme të kancerit, nëse normalisht shfaqet mënyrë konstante.

Dhimbja e veshit: Kur kanceri i fytit çon në formimin e masës në rajonin e thratit, në disa raste, mund të pengojë ose të shtypë nervin në vesh që çon në dhimbje në vesh. Konsultohuni me mjekun tuaj nëse dhimbja në vesh nuk arrin të zhduket brenda 4-5 ditëve me medikamente.

Ulçerat: Nëse jeni duke përjetuar ulçera të gojës shpesh, nëse nuk përmirësohet ose qëndroni për më shumë se 15-20 ditë, duhet të konsultoheni me mjekun. Kjo mund të tregojë kancer të fytit.

Ndryshimet e zërit: Ndryshimet në zërin tuaj, të tilla si tingëllimi ose folja e paqartë mund të jenë shenjë e kancerit të fytit. Prandaj, mos injoroni as një ndryshim të lehtë në modelin tuaj zanor./Indeksonline/

Temat: