12:03 / E Shtunë, 28 Prill 2018 / indeksADMonline

A do të kthehet Xhabir Zharku në Kosovë? Flet avokati i tij

Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë dhe ish-kryetari i Komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku, mund të vijë e të pijë kafe lirshëm në Kosovë pa frikën se mund të arrestohet nga autoritetet dhe të përfundojë në burg.

Kjo për faktin se në fillim të muajit të ardhshëm bëhen 6 vjet nga koha e plotfuqishmërisë së dënimit të tij prej tre vjetësh heqje lirie nga Gjykata Supreme e Kosovës, me ç’rast ekzekutimi i dënimit kundër tij arrin parashkrimin absolut dhe organet e drejtësisë nuk kanë më asnjë të drejtë në ndjekjen e tij

Avokati Xhevdet Shala, i cili e ka mbrojtur Xhabir Zharkun, ka deklaruar se nuk ka pasur kontakt me klientin e tij Zharku nga koha kur është arratisur.

“Sa ka qenë ai këtu kur i kemi pasur procedurat gjyqësore atëherë unë jam takuar me të, më nuk kam pasur takime e as kontakte me të”, thotë avokati Shala për zeri.

i pyetur se a është në dijeni që në maj klienti i tij mund të kthehet lirshëm në Kosovë, avokati Shala pohon se as që e ka menduar këtë çështje. “A nuk e di, s’e kam shikuar këtë çështje, s’kam menduar për këtë punë”, është shprehur Shala.

Temat: