20:01 / E Hënë, 15 Janar 2018 / indeksADMonline

Adnan Hyseni ka nevojë për ndihmën tuaj (Video/Foto)

Adnan Hyseni vuan nga një infektim dhe dëmtim serioz i mëlqisë. Ai tani ka nevojë që të operohet jashtë vendit, andaj familjarët po kërkojnë ndihmën e të gjithëve që kanë mundësi financiare, që të kontribuojnë për shërimin e Adnanit.

Vëllau i tij, Avni Hyseni ka bërë me dije përmes llogarisë së tij në Facebook se nevojiten 70 mijë euro për operimin e Adnanit, kurse deri më tani janë mbledhur 21 mijë e 860 euro, shkruan Indeksonline.

Më poshtë gjeni lutjen e plotë të Avniut për vëllanë e tij, Adnanit i cili ka qenë ish-ushtar i UÇK-së në luftën e vitit 1998/99.