17:09 / E Hënë, 09 Tetor 2017 / indeksADMonline

Aksident në Greqi, humb jetën shqiptari

Një aksident me një të vdekur ka ndodhur në Greqi.

Sipas mediave greke, viktima është një shqiptar, i cili teksa ishte duke udhëtuar i vetëm me makinë në autostradën Giannitsa – Alexandria gjatë paradites, humbi kontrollin e mjetit.

Makina përfundoi në kanal.

Mediat greke raportojnë se shqiptari është i moshës 50-vjeçare, ndërsa nuk bëjnë të ditur identitetin e tij.

Policia greke ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit tragjik.