10:12 / E Hënë, 20 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Aktori Lajçi me këto vargje ia thotë lamtumirën e fundit vajzës së tij

Mbrëmjen e së shtunës në lagjen “Dardania” është gjetur trupi i pajetë i vajzës së aktorit kosovar Çun Lajçit. Ky lajm tronditi të gjithë, pasi që Bubulina ishte vetëm 34 vjeçare dhe ajo ishte aktore me profesion. Ndërsa ishte mbidoza ajo që ia shkaktoi vdekjes asaj, shkruan Indeksonline.

Aktori Lajçi sot ia ka kushtuar asaj një poezi për t’ia dhënë lamtumirën e fundit.

Ikja e Bubës

Kjo asht dita jote Bubë,
e ikjës,
dhe s’dua të ta prish
Ik,
E imja
le të mbetet ajo e Majit
Rrugëtime pate të bollshme
por jo t’përjetshme
si sot.
Nejse
kjo asht dita jote s’po ta prishi
merr me vete gjithçka
sot të gjitha po t’i fali !