13:46 / E Martë, 19 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Almeda Abazi dhe aktori turk tregojnë se kur do bëhen me fëmijë (Foto)

Pas martesës së çiftit të famshëm lajmi i shumëpritur është një pasardhës.

Ish Missi shqiptare Almeda Abazit dhe bashkëshorti i saj aktori turk  Tolgahan Sayisman kanë shuar kuriozitetin se kur do të bëhen prindër.

Image result for almeda abazi dhe

Dyshja e njohur kurorëzuan në martesë lidhjen e tyre, në shkurt të këtij viti. Në një intervistë të bërë së fundmi aktori turk është shprehur se do të presin edhe disa kohë për t’u bërë prindër për herë të parë.

Image result for almeda abazi dhe

“Mendojmë se do të presim edhe një ose dy vjet ndoshta. Megjithatë e gjithë familja është në pritje të lajmit të madh sa më shpejt. Gjithmonë kam ëndërruar të kem 3 fëmijë”,-është shprehur aktori i famshëm turk.