17:39 / E Hënë, 18 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ambasadori i Gjermanisë në Serbi: BE s`pranon vende me konflikte

Ambasadori i Gjermanisë në Serbi, Aksel Ditman ka thënë edhe njëherë se Serbia duhet patjetër të zgjidh problemin me Kosovën.

Ditman në një intervistë për B92 ka deklaruar se Bashkimi Evropian nuk do të pranojë vende të cilat kanë telashe ndërmjet vete, transmeton Indeksonline.

Gazetari i B92: A është normalizimi i nevojshëm për hyrjen e Serbisë në BE?

“Është e rëndësishme që Serbia dhe Kosova të zgjidhin problemet, sepse në BE nuk duan konflikte ndërmjet vendeve të Bashkimit Evropian. Historia na mëson se çështjet e pazgjidhura të kufirit shkaktojnë probleme që ne nuk i duam – prandaj para anëtarësimit problemi i Kosovës duhet të zgjidhet”, ka thënë ambasadori gjerman në Serbi.

Më tej, Ditman ka shtuar se një zgjidhje të shpejtë do të ishte e mirë për të gjithë. Mirëpo, ai nuk ka treguar se si do të dukej kjo zgjidhje e shpejt.