10:16 / E Hënë, 11 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ardian Bujupi publikon një imazh të Xhensilës në prag të lindjes (Foto)

Xhensila Myrtezaj dhe Ardian Bujupi erdhën në një bashkëpunim pak javë më parë, duke pasur shumë sukses dhe arritur mbi 5 milionë klikime.

Duket se të dy ata janë shumë të kënaqur për bashkëpunimin “Çika Çika”, pasi që tërë kohën po shprehen krenar me suksesin.

Mbrëmjen e kaluar, Ardiani ka publikuar një imazh ku shfaqet së bashku me Xhensilën e cila duket se është në fund të shtatzënisë.

Në këto imazhe, ajo dukej shumë mirë ndonëse vërehej sa ka shtuar goxha peshë./Indeksonline/