09:03 / E Hënë, 24 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ariana Grande “e mërzitur” shëtit qentë e saj, ende vajton vdekjen e ish të dashurit

Ariana Grande në vikend ndau pak kohë për veten e saj, për të shëtitur qentë e saj në rrugët e New York, përderisa ajo vazhdon ta marrë veten nga vdekja tragjike e ish të dashurit të saj Mac Miller.

Kjo shfaqje publike erdhi pasi ajo kishte ndarë disa fjalë prekëse për të dashurin e saj me ndjekësit e saj në mediat sociale.

“Gjithçka do të jetë në rregull”, shkroi 25 vjeçarja së bashku me një foto të qiellit me re.

Në një shikim ajo u duk shumë e zymtë dhe e qetë, pasi që nga data 7 shtator kur ish i dashuri ndërroi jetë nga një mbidozë nuk kishte preferuar të duket në publik./Indeksonline/