13:50 / E Mërkurë, 13 Qershor 2018 / indeksADMonline

“Arturo Iu” nga Bekim Lumi, nesër premierë në TKK

Regjisori i njohur shqiptar, Bekim Lumi ka bërë të ditur se nesër jepet premiera e shfaqjes së tij më të fundit, “Arturo Ui”.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Instagram”, ku edhe ka falënderuar aktorët për përkushtimin dhe gjithçka tjetër.

Por siç duket, të kënaqur me regjisorin dhe gjithmonë në përkrahje të tij janë edhe kasti i aktorëve, të cilët një ditë para shfaqjes po e përkrahin atë fuqishëm. Kjo edhe shihet në postimin e njërit prej tyre, aktorit Labinot Raci.

Në këtë shfaqje luajnë aktorë të njohur, si Bujar Ahmeti, Labinot Raci, Faris Berisha, Valmir Krasniqi. Edon Shileku, Ismet Azemi, Ylber Bardhi, Kushtrim Qerimi, Shpëtim Kastrati, Muhamad Arifi dhe Alban Rexhaj.

Premiera e shfaqjes jepet nesër (14.04.2018) në ora 21:00 në Teatrin Kombëtar.

“Një ditë para premierës së shfaqjes “Arturo Ui”? Po! Gati e pabesueshme! Mbas shumë rropatjesh, provash, mundimesh, lodhjesh, por edhe kënaqësie e deliriumi gjatë ecunisë krijuese, ia dolëm me ardhë deri te çasti magjik, i premierës, kur regjisori ua beson plotësisht e ua jep në dorë lojtarëve (aktorëve) krijesën, artin, zemrën dhe shpirtin e tij. Çka me thanë tjetër? Përveç ju lumtë, që keni pasë aq durim, guxim dhe besim me më përcjellë e ndjekë në këtë aventurë të gjatë, të randë, të lodhshme e të vështirë, por edhe të andërrshme, të mistershme e fort të bukur! Pres që, nesërmbrama, në Natën Magjike të premierës, me 14.06.2018, ne orën 21:00, në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës, të shkëlqeni në artësimin dhe lojën tuej magjike! Ju due shumë!” ka shkruar në postimin e tij Lumi.

Image may contain: 1 person, text