23:55 / E Shtunë, 18 Gusht 2018 / indeksADMonline

Bekim Jashari i kundërpërgjigjet Spahiut, publikon çertifikatën e vdekjes së komandantit

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu me herët ngjalli një diskutim në opinion se dikush e ka falsifikuar ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari.

Mirëpo, është vet Bekim Jashari, nipi i Ademit i cili e ka mohuar këtë.

Ai përmes çertifikatës së vdekjes ka treguar  se data e lindjes së komandantit nuk është falsifikuar.

Më poshtë postimi i plotë:

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se dikush e ka falsifikuar ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari.

Na qenka lajmëruar z.Nexhmedin Spahiu???!!!

Ai mund të jetë gjithçka në jetë, profesor, doktor shkence, i arrirë, por kurrë gazetar!

Profesioni, për të cilin ai luftoi tërë jetën për të përvetësuar, e që nuk ia doli, për fat të tij të keq, do ta kishte detyruar t’i bindej fakteve të prekshme e të gjalla. Gazetarët, më fjalë të tjera, merrem me fakte, e jo me “gojëdhëna”.

Më poshtë, me keqardhje ndaj dashamirëve të Familjes Jashari, qytetarëve të Komunës së Skenderajt dhe të gjithë të tjerëve, që nuk mendojnë si të tillët (si puna e Nexhmiut), po ua sjell në vëmendje “dyshimet” e këtij të fundit, për alamet gjetjen, rreth datëlindjes së Komandantit Legjendar të UCK-së, Adem Jashari.

Ja postimi:

“Kush është ai që i falsifikoi ditëlindjen Adem Jasharit. Nga 10.10.1955 e bëri 28.11.1955?!!!

Duhet me u hi gazetave mbas 1998 e me gjetë kush është ai falsifikator i rrezikshëm e me e dënu. Sa më vjen inat që edhe vetë e kam hangër këtë mashtrim të paskrupullt e e kam përdorë në një shkrim timin, se nuk më shkonte mendja se dikush ka nevojë me rrejtë publikisht aq paskrupullt”.

Ndërkaq, unë po e sjell një dokument që ka emër e mbiemër, vulë të institucionit, ka shënime dhe të dhëna, që mund t’i shërbejnë “ideatorin e kombit kosovar”, për t’u bindur se “të hëngrit” e mashtrimeve të kujtdo qofshin ato, i takojnë atij që i injoron faktet, e që në vend të tyre, ushqehet me të pavërteta.

 

 

Spahiu thotë se dikush ka falsifikuar ditëlindjen e Adem Jasharit, ai s’lindi më 28 nëntor