22:50 / E Shtunë, 18 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Bleona tregon se si ajo dhe qeni i saj pasurohen në Amerikë

Prej disa vitesh Bleona jeton dhe vazhdon karrierën muzikore në Amerikë ku ka dhënë qindra koncerte, por nuk është ky burimi i vetëm i të ardhurave të saj. E ftuar sot në “Xing me Ermalin”, Bleona zbuloi se fiton edhe nga reklamat që bën në “Instagram”.

“Unë paguhem për të gjitha restorantet e shtrenjta që shkoj, për të gjitha këto maskat floriri që postoj në Instagram, për të gjithë njerëzit që duan të bëjnë reklama, unë shkoj dhe them jemi këtu”, tregoi Bleona teksa shtoi se edhe qeni i saj fiton pasi e marrin për reklamë e në këtë mënyrë ai lahet në spa-të më të shtrenjta”./Indeksonline/