14:08 / E Shtunë, 14 Korrik 2018 / indeksADMonline

Çmenduri, qëndron i mbuluar nga bletët më shumë se 4 orë! (Video)

Pothuajse gjithë njerëzit e botës kanë frikë nga bletët, saqë kur i shohin ikin sa më larg prej tyre.

Por, një i ri në Indi duket se nuk e ka një problem të tillë, përkundrazi i pëlqen shoqëria me to, përcjell Indeksonline.

Nature S., nga Kerala e Indisë ka thyer një rekord duke hyr në librin e rekordeve botërore Guiness.

Ai qëndroi i mbuluar nga bletët për 4 orë, 10 minuta e 5 sekonda pa lëvizur fare nga vendi.

Këtë gjë, i riu e bëri për të ndërgjegjësuar njerëzimin për rëndësinë e bletëve dhe mjaltës. /Indeksonline/

Temat: