10:22 / E Premte, 18 Maj 2018 / indeksADMonline

Delawie kërkon nga deputetët të zgjedhin gjyqtarë jashtë politikes

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie përmes një postimi në Twitter ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit që për Gjykatën Kushtetuese të zgjedhin gjyqtarët jashtë politikës por që të jenë juristë të mirë.

Ai ka kërkuar në përzgjidhje të diversiteti i vendit, përfshirë edhe gratë, shkruan Indeksonline.

Ky është postim i tij:

Vota e sotme e Kuvendit për të plotësuar pesë vendet e zbrazëta në Gjykatën Kushtetuese është kyçe për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

U bëj thirrje deputetëve që ta lënë anash politikën dhe t’i zgjedhin kandidatët që janë njerëzit më të mirë për këtë punë – juristë të mirë që reflektojnë diversitetin e Kosovës, përfshirë gra. /Indeksonline/

Temat: