23:41 / E Hënë, 18 Qershor 2018 / indeksADMonline

Dorëhiqet Komisioneri i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

 Komisioneri i Lartë për të Drejtat e Njeriut i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Zeid Raad al-Hussein, ka dhënë dorëheqje.

Lajmin e ka bërë të ditur gazeta “New York Times”.

“Pas reflektimeve (që i kam bërë), kam vendosur të mos kandidoj për një mandat 4-vjeçar… që ta bëj këtë, në kontekstit gjeopolitik të tanishëm, mund të (më) shtyjë në përulje në gjunj në lutje, duke e ulur zërin e avokimit, duke e dobësuar pavarësinë dhe integritetit e zërit tim—që është zëri juaj”, ka shkruar ai sipas “NYT”.

Gazeta amerikane ka shkuar se ai “e ka marrë vendimin e pazakontë që të mos rikandidojë edhe për një mandat 4-vjeçar”, ndërsa mandati i tij do të vazhdonte deri në fund të shtatorit.

Ndër të tjera “New York Times” e ka lidhur dorëheqjen e al-Hussein me mungesën e përkrahjes nga institucione apo shtete me rëndësi për punën e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut.

“Për muaj të tërë nuk ka qenë e qartë se a do ta kishte mbështetjen e shefit të tij, Sekretarit të Përgjithshëm Antonio Guterres, për marrjen e mandatit të dytë apo se a do ta përdornin 5 anëtarët me të drejtë vetoje ndikimin për ta bllokuar atë. Z. Hussein ka qenë kritik ndaj të gjithë (5 vendet)”, ka shkruar po ashtu “NYT”.

Sipas gazetës, al-Hussein i ka shkruar edhe stafit të tij duke i thënë se ndonëse viti i kaluar ka qenë i vështirë për ta, viti 2017, sipas tij ka qenë i tmerrshëm për shumë njerëz të cilëve u shërben OKB-ja.

“NYT” ka shkruar se al-Hussein “është kreu i parë i të drejtave të njeriut nga Lindja e Mesme por kritik i ashpër i qeverive arabe… dhe princ jordanez që e prishi titullin e tij për t’u bërë avokat i viktimave”.

Ai sipas gazetës ka qenë edhe kritik i Qeverisë siriane, Mianmarit, militantëve islamikë dhe ShBA-së gjatë qeverisjes së Donald Trump.