16:44 / E Enjte, 24 Maj 2018 / indeksADMonline

Edi Furra me këngë kushtuar njeriut që i dha frymë Sofrës Gjakovare (Video)

Këngëtari i njohur i muzikës popullore qytetare Edi Furra, së fundmi ka sjellë një projekt të ri muzikor.

Kënga ‘Një shok n’sofër na mungon’ siç mund ta kuptoni nga titulli, flet për një nga miqtë e këngëtarit, i cili nuk është më në mesin tonë.

Edi tregon për Indeksonline se kjo këngë i dedikohet njeriut i cili la gjurmë në muzikën e mirëfilltë shqipe, veçmas atë gjakovare.

“Teksti flet për një njeri që ka qenë nga Prishtina, mirëpo që nga viti 1985 ka qenë aktiv ne Sofrat Gjakovare të organizuara nga Sh.K.A ‘Hajdar Dushi’ në krye me Ismet Pejën. Ai ka qenë edhe investitor, vetëm se e ka dashur këngën e mirëfilltë shqipe, në veçanti atë gjakovare. Une pata fatin ta njof nga viti 2002 dhe më ka ndimuar shumë rreth karrierës, duke organizuar sofrat e para ku unë kam gjiruar në RTK.’

Këngëtari shton tutje se pikërisht për shkak të mikut të tij, këngën e re ka vendosur ta sjellë pikërisht në sofër.

‘Në vitin 2015 ne e humbën Naserin në moshën 53 vjeçare nga një sëmundje, mirëpo ta kujtojmë si arshik, vendosa me thurr kangë për të, ku e kam punuar me mjeshtër të mëdhenj shqiptar dhe qëllimisht e kam sjellë në stil të këngëve të vjetra gjakovare, se ai këtë lloj muzikë e ka dashtë”.

Ndryshe në premierën e këngës, pjesmarrës ishin edhe familja e të ndjerit të cilëve iu erdhi befasi kjo dhuratë e bërë nga Edi Furra, e të cilët sipas këngëtarit janë emocionuar tej mase./Indeksonline/