11:58 / E Hënë, 25 Qershor 2018 / indeksADMonline

Facebook me aplikacion të ri, ju tregon sa kohë shpenzoni në të dhe kur duhet të pushoni (Foto)

Duket se rrjeti social Facebook së shpejti do të jetë në gjendje të ju tregojë se sa kohë shpenzoni në të.

Kompania duhet të jetë duke testuar një veçori të re që tregon statistikat për kohën tuaj në Facebook, e cila mund të ndihmojë përdoruesit të kujtojnë përdorimin e Facebook-ut dhe pushimin larg tij, transmeton Indeksonline.

Pamjet e funksionit të ri tregojnë një ‘menu’ të re që tregon se sa minuta keni shpenzuar në aplikacionin e Facebook-ut gjatë javës së fundit. Ekziston gjithashtu një seksion ‘Menaxho kohën tënde’, që do të tregojë një njoftim kur të arish në afatin kohor e përcaktuar të aplikacionit.

Tipari, i cili u zbulua nga zhvilluesi ‘Jane Manchun Wong’ duket i ngjashëm me njohjet e përdorimit të Instagram-it, një krijim që ka për qëllim të ndihmojë menaxhimin e kohës së shpenzuar në aplikacion./Indeksonline/