15:09 / E Mërkurë, 08 Gusht 2018 / indeksADMonline

FSK dhuron gjak për herë të dytë brenda vitit

Në Ministrinë për FSK-së sot filloi aksioni tradicional humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, me moton “një pikë gjak për shpëtimin e një jete”, për nevojat e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës.

“Aksionit, si gjithherë, edhe sot  i janë  përgjigjur një numër i konsiderueshëm i dhuruesve të gjakut. Vetëm në dy orët e para numri i dhuruesve kishte arritur në 24,  numër ky që parashihet të rritet,  bazuar në radhët e pjesëtarëve që prisnin për t’i kaluar procedurat normale të ofruara nga ekipet mjekësore”, thuhet në njoftimin  për media të FSK-së.

Temat: