20:56 / E Martë, 23 Janar 2018 / indeksADMonline

Gërxhaliu: Agjendat politike po dëmtojnë ekonominë e Kosovës

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu vlerësoi se edhe në këtë vit biznesi i Kosovës do të ballafaqohet më shumë probleme dhe sfida të natyrave të ndryshme.

Gërxhaliu tha se si Odë Ekonomike të Kosovës, po mundohen që të jenë zë i biznesit vendor dhe që rekomandimet e tyre dërguar institucioneve të Kosovës të jenë në të mirë të zhvillimin ekonomik të endit.

“Rrethanat e reja politike në Kosovës, që mund të krijohen me shfuqizimin e Speciales mund të sjellin deri tek futja e në një Geto e Kosovës. Në vet jemi duke e dëmtuar Kosovën, nuk kemi arsyeje të fajësojmë Uashingtonin, Brukselin, Berlinin etj, por duhet të fajësojmë vetveten”, tha Gërxhaliu në “Intervistën me Blerimin” në Radio Televizionin e Kosovës.

Sipas tij zhvillimin dhe mbajtjen e Kosovës janë duke e bërë bizneset kosovare. “Ata janë heronjtë e Kosovës moderne, ata me produktet e tyre Made in Kosova, sot janë prezent në shumë vende të botës dhe po e përmirësojnë imazhin e shtetit më të ri”, deklaroi ai.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, ka folur edhe për problemin e vizave që kanë sot bizneset e Kosovës.

“Sot komuniteti i biznesit në Kosovë, po ndeshet shumë probleme me viza. Sot nuk ka viza më afatgjate, ka viza të shkurtra për të cilën më të marrë duhet muaj, pasi që vetëm termini për vizë merr kohë të gjatë dhe nuk të garanton nëse do të marrësh ose jo. Nëse krahashohet me vite më parë, sot është më vështirë të merret vize se sa ishte vite më parë”, tha ai.

Gërxhaliu bëri me dije se në vitin 2017, kanë dorëzuar dhjetëra rekomandime në institucionet e Kosovës për të zgjidhur problemet e bizneseve të Kosovës.

Sipas tij më parë ka pasur më shumë bashkëpunim ndërmjet Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) dhe institucioneve të Kosovës. “Nëse vazhdohet me këtë trende në vend, nuk do të kemi zhvillim. Nëse kemi çdo trend të tillë atëherë do të kemi më shumë probleme. E kaluara duhet të kujtohet, por duhet të mendojmë për të ardhmen:, tha ai.

I pari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), vlerësoi se është koha që të mendojmë dhe të krijojmë strategji të mirë për të pasur më shumë zhvillim dhe investim të jashtme.

“Ekonomia ec me zhvillimin e teknologjisë, burokracia është ajo që po dëmton dhe po i largon investitorët huaj në Kosovë që kanë qenë të interesuar për të sjellë kapitalin në Kosovës. Ata investitorë kanë ikur në Maqedoni e në vende të tjera”, deklaroi ai.