08:39 / E Shtunë, 10 Mars 2018 / indeksADMonline

Gjendet ilaçi që shëron sklerozën

Dihet se skleroza është një sëmundje e cila prek kryesisht moshat e treta. Por edhe pse një sëmundje mjaft e përhapur në mbarë botën ende nuk ka një kurë për luftimin esaj. Edhe pse një studim i fundit jep shpresë për pacientët.

Një proteinë e zbuluar është në gjendje të pengojë imigrimin e qelizave imune në tru, që sjell për pasojë sklerozën e shumëfishtë. Rezultatet e studimit të ri të publikuar në revistën “Nature Communications”, flasin për një qasje të re se si mund të trajtohet sëmundja.

Në njerëzit e prekur nga skleroza, qelizat “T” kalojnë pengesën hematoencefalike mes sistemit të qarkullimit të gjakut dhe sistemit nervor qendror. Kjo sjell probleme në mbulesën mbrojtëse të fibrave nervore, problem i cili dëmton funksionin e qelizave nervore shkruan LaRepublica.

Për të parandaluar këtë proces të sëmundjes, hulumtuesit e Universitetit Medical Center në Mainz në bashkëpunim me Universitetin e Montrealit kanë sjellë një qasje të re duke u bazuar te proteina EGFL7, një proteinë që ka treguar të ketë një ndikim mbi migracionin e qelizave imune.

Kjo proteinë pengon qelizat imune të hyjnë në sistemin nervor qendror, duke parandaluar dëmtimin e qelizave nervore. Me këtë gjetje studiuesit shpresojnë se mund ta trajtojnë sklerozën./Indeksonline/