15:23 / E Hënë, 19 Mars 2018

Gjendet një trup i pajetë në Mramor, policia jep detaje

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në fshatin Mramor të Prishtinës. Personi i vdekur është i moshës 55 vjeç dhe policia rastin e ka kualifikuar si vdekje e dyshuar.

Gjetjen e trupit të pajetë e ka konfirmuar për Indeksonline, zyrtarja për informim në Policinë Rajonale në Prishtinë, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në fshatin Mramor. Bëhët fjalë për viktimën I.G., 55 vjeç, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion dhe rasti është cilësuar vdekje e dyshimtë./Indeksonline/