20:13 / E Diele, 19 Gusht 2018 / indeksADMonline

Gruaja që mbijetoj 10 orë në detin Adriatik (Foto)

Një grua britaneze ka arritur të mbijetoj 10 orë në detin Adriatik pasi që ra nga anija ku po qëndronte. Ngjarja ka ndodhur në Kroaci, transmeton Indeksonline.

46 vjeçarja e quajtur Kay, ka qenë në anijen “Norwegian Star” dhe gjatë mesnatës e së shtunës ka rënë nga anija aksidentalisht dhe ka qëndruar në ujë 10 orë. Në mëngjes ekipet e shpëtimit të anijes e kanë gjetur atë shëndosh e mirë.

“Jemi shumë të lumtur që e kemi shpëtuar një jetë njeriu” ka thënë kapiteni i anijes Lovro Oreskovic.

Ndërsa Kay ju drejtua mediave lokale duke thënë treguar se ka qëndruar 10 orë në ujë dhe se është gjallë fal ekipit të shpëtimit./Indeksonline/