12:50 / E Mërkurë, 23 Maj 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Shpresoj që Kuvendi ta miratoj ligjin për ndërtimet pa leje, ndër më të rëndësishmit në Kosovë

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor i ka dhënë mbështetje ligjit për ndërtimet pa leje.

Kryetari i këtij komisioni, Daut Haradinaj në një postim në Facebook ka shkruar se rëndsia e këtij ligji ka të bëj direkt me qytetarët, duke shpresuar se komunat do t informojnë qytetarët për peshën e ligjit, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i Haradinajt:

Sot me vota unanime ju dha mbështetja ligjit që i trajton ndërtimet pa leje.

Kryetari i këtij grupi punues z,Liburn Aliu i paraqiti para komisionit edhe amandamentet e propozuara. Ky ligj është njëri ndër ligjet më të rëndësishme në Kosovë dhe si i tillë besoj që edhe në seancën e radhës do të jetë i miratuar kështu sikur sot në Komision.

Rëndësia e këtij ligji është se ka të bëjë direkt me qytetarët e vendit tonë andaj shpresoj që edhe Komunat e Kosovës do t’i informojnë qytetarët përkatës për peshën e madhe që ka ky ligj.

Dy gjëra janë jetike në këtë Ligj:

  1. A) Eliminimi i burokracive administrative dhe B)Taksa me koston minimale për qytetarët.

Prandaj dëshiroj t’i përgëzoj qytetarët e këtij vendi dhe t’i ftoj që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë legjitime. /Indeksonline/