10:41 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2018

Ideja e Limajt, shpresa e vetme

Rruga e vetme që i ka mbetur qeverisë së Kosovës për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, është ideja e zëvendëskryeministrit Fatmir Limajt.

Madje ai para pak dite vizitoi Malin e Zi ku u takua me ministrin e Punëve të Jashtëm të Malit të Zi, Serdan Darmanoviq.Limaj dhe Darmanoviq kanë diskutuar disa opsione për daljen nga ky ngërç ku zgjidhja duhet të jetë e pranueshme për të dyja palët.

E pasi moti nuk e la që më 6 shkurt të ateronte në Prishtinë, Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, do ta vizitojë Kosovën të mërkurën, ku pritet të vendoset një epilog për demarkacionin.

Temë diskutimi në këtë takim do të jetë çështja e demarkacionit.

Ideja e Limajt po quhet rezervë juridike.Ndërsa dikush tjetër po e sheh si zgjidhje të problemit, por të përkohshëm.Raportohet se edhe ndërkombëtarët i kanë dhënë përkrahje propozimit të Limajt.

Temat: