08:10 / E Premte, 06 Tetor 2017 / indeksADMonline

Italia shpreh gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me Kosovën

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj takoi zëvendësambasadorin e Italisë në Kosovë Matteo Corradini.

Corradini e uroi Reshitajn për detyrën e re dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të shtetit që përfaqëson për vazhdimin e bashkëpunimit në avancimin e gjendjes së mjedisit në Kosovë.

Reshitaj e informoi Corradini me prioritetet e saj, si dhe për planin e adresimit të sfidave në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor e veçanërisht për çështjen e ujërave, mbeturinave dhe ajrit.

Ajo falënderoi zëvendësambasadorin për kontributin dhe bashkëpunimin e shtetit të Italisë në veçanti për ndërtimin dhe zhvillimin e vendit, realizimin e projekteve që lidhen me mjedisin./AktivPress