13:13 / E Martë, 26 Qershor 2018 / indeksADMonline

Kidnapimi i vajzës në parkingun në Prishtinë, policia arreston një person

Një femër ishte kidnapuar më datë 18 të këtij muaji. Lidhur me rastin, Policia e Kosovës dje ka arrestuar një person.

“Rr. “Nora e Hotit”, Prishtinë 18.06.2018-01:30. Lidhur me rastin, me 25.06.2018 pas hetimeve intensive është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje”, bën të ditur policia në raportin 24-orësh, përcjellë Indeksonline.

Ndryshe, kidnapimi kishte ndodhur në mbrëmje, në një parking kur vajza kishte dalë nga vetura e saj.

Sipas dëshmitarëve, ajo ishte përcjellë nga disa persona të cilët e kishin kryer kidnapimin./Indeksonline/