19:13 / E Shtunë, 20 Janar 2018 / indeksADMonline

Klienti e kthen ushqimin me këtë arsye të çuditshme

Një gjest i çuditshëm ka ndodhur sot në një restaurant të Australisë.

Një klient i “tërbuar” pasi pranoi sanduçin nga kamerieri, ai e ktheu atë mbrapsht me ankesën se nuk u pre pikërisht për gjysmë siç e kishte porositur.

E kjo ankesë, u duk shumë qesharake stafit që punonte aty sa që nisen të qeshnin me të, shkruan Daily Mirror, transmeton Indeksonline.
Mirëpo, për të vërtetuar nëse konsumatori kishte të drejtë, ata nisën ta masin sanduiçin.

Ajo çka doli nga kjo matje ishte se klienti më të vërtetë kishte të drejtë.

Shefi i atij lokali, Peter Norris, tha se “Në zonat rurale shohim disa ankesa të çuditshme të konsumatorëve. Kjo ndodh edhe sot, e ktheu sanduiçin vetëm pse nuk ishte prerë në gjysmë siç kërkohet nga konsumatori. Edhe pse në fillim u ndodh qesharake,hetimet zbuluan se klienti në të vërtetë ishte i saktë dhe ne ishim një cm të plotë jashtë prerjes perfekte” ka thënë ai.

Ky lajm i cili u publikua në rrjete sociale mori shumë pëlqime e komente dhe qeshen me klientin./Indeksonline/