15:33 / E Diele, 10 Qershor 2018 / indeksADMonline

Komuna e Gjilanit: S’kemi rrugë me emrin e diktatorit Enver Hoxha

Komuna e Gjilanit ka mohuar të ketë emërtuar ndonjë rrugë me emrin e diktatorit shqiptar, Enver Hoxha.

Përmes një komunikate, komuna ka njoftuar se një gjë e tillë mund të vërtetohet në listën me emrat e rrugëve, transmeton Indeksonline.

“Komuna e Gjilanit njofton opinionin publik se në asnjë lagje fshat nuk ekziston rrugë të emërtuar me emrin e diktatorit Enver Hoxha, duke demantuar kështu shkrimet e disa mediave në vend.

Kjo mund të vërtetohet shumë lehtë nëse klikohet në portalin shtetëror http://geoportal.rks-gov.net/, i vetmi burim zyrtar për këtë çështje në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim. /Indeksonline/