19:06 / E Premte, 18 Maj 2018 / indeksADMonline

LDK reagon, ka një sugjerim për Xhavit Halitin

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka  kërkuar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli që të ndërrmerren masa ndaj Xhavit Halitit pasi që sipas tij e ka sulmuar deputetin, Arben Gashi.

Reagimi i Hotit ka ardhur pasi që  kanë parë filmimet e mediave ku sipas tij shihet qartë që Haliti e ka sulmuar qëllimisht deputetin Gashi.

Në të kundërtën sipas Hotit ata nuk do të qëndrojnë në seancë ku po votohen kandidatët për gjyqtarë të  Gjykatës Kushtetuese.

Veseli tha se ka reaguar menjëherë pas rastit por Hoti këmbëngulë që Veseli ta përjashtojë Halitin nga seanca./Indeksonline/