14:58 / E Enjte, 26 Korrik 2018 / indeksADMonline

Maloku: Kompromiset e mëdha kanë ndodhur me pakon e Ahtisarit

Sociologu njëherësh edhe profesor në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fadil Maloku ka thënë se kompromiset e mëdha për Kosovën kanë ndodhur me pakon e Ahtisarit.

Ai ka pyetur se për çfarë kompromisesh tjera mund të flasin Thaçi dhe Vuçiqi, kur kompromiset e famshme i fuqizoj projekti i Ahtisarit, transmeton Indeksonline.

Maloku ka përmendur diskriminimin superpozitiv, të drejtën faktike të kontestimit dhe legalizimin.

Shkrimi i plotë:

Kompromiset e mëdha veç kanë ndodhur me Pakon e Ahtisarit. Për, çfarë “kompromisesh” tjera të dhimbshme po flasin Thaçi dhe Vuçiq? Ja tri argumente të fuqishme, nga ato kompromiset e famshme që i fuqizoj Projekti i Ahtisarit:

  1. DISKRIMINIMI SUPERPOZITIV, ku një minoritet si serbët me vetëm 2/3%, mund ta kontestojnë çfarëdo vendimi të shumicës parlamentare, në rast se iniciativa, ideja apo propozimi i dhënë nga shumica parlamentare, nuk u shkon në favor të interesit dhe qëllimeve te (Serbisë) tyre. Kjo premisë ahtisariane, është testuar e (stër)testuar më së miri në rastet e Asociacionit, Demarkacionit dhe FSK-së
  2. E DREJTA FAKTIKE E KONTESTIMIT të çfarëdo iniciative për të iu bashkangjitur çfarëdo shteti apo pjese territori jashtë Kosove (si më shkurt: mos me u bashku me Shqipërinë), por, edhe për të bashkangjitur copa tjera komunash e territoresh të huaja dhe vendore. Qe i bie se: ideja ndërrimit apo këmbimit të veriut të Kosovës, me Kosovën Lindore (lexo:Luginën) bien ndesh mu me ketë “kompromisin” ahtisarian!
  3. LEGALIZIMI dhe legjitimiteti juridik, i: kontrollit, administrimit dhe menaxhimit të gjithë hapësirës territoriale nga ana e Kishës ortodokse serbe. Që prapë është një presedan i llojit të vetë, jo vetëm ne rajon por edhe ne mbare kontinentin! As Papati i Romes, nuk e ka një te drejtë të tillë: ekonomike. sociale, politike dhe juridike, mbi një territor kaq të ngushtë dhe te ndjeshëm…