19:01 / E Mërkurë, 23 Maj 2018 / indeksADMonline

Meshkujt që vuajnë nga traumat, mund të bartin atë tek fëmijët e tyre përmes spermës

Traumat e fëmijërisë tek meshkujt mund të “prekin” edhe në spermën e një mashkulli dhe ato  trauma t’i kalojë edhe tek fëmija i tij, sugjeron një studim i ri.

Për shekuj me radhë, ideja se kafshët ose njerëzit mund të trashëgojnë tiparet që prindërit e tyre kishin zhvilluar gjatë jetës së tyre, është hedhur poshtë në favor të idesë së pranuar gjerësisht se trashëgohen vetëm tiparet gjenetike.

Por kërkimet e fundit e kanë komplikuar pak këtë gjë. Numri i studimeve që tregojnë se si mjedisi dhe mënyra e jetesës mund të ndikojë në spermatozoid dhe vezët, po rritet./Indeksonline/