11:43 / E Enjte, 05 Korrik 2018 / indeksADMonline

Minatorët e Trepçës me protesta kërkojnë të drejtat e tyre

Qindra punëtorë të “Trepçës” janë mbledhur para Kuvendit të Kosovës ku janë duke protestuar për t’iu njohur të drejtat e tyre.

Me thirrjet “Trepça është e jona”, “Jetën e japim Trepçën se japim”,  ata po kërkojnë që të takohen me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Kërkesat e tyre janë: njohja e pensionit 70 përqind e pagës, mosha 50-55 vjet, Ligji për invalidët e punës, stazhi i benificuar, sigurimi shendetësor në punë, njohja e stazhit 89-99 si dhe pensioni familjar.

Shyqyri Sadiku kryetar i Sindikatës së minatorëve të Trepçës  tha kjo protestë një orëshe është paralajmëruese dhe se ne rast se institucionet nuk marrin parasysh kërkesat e tyre atëherë do të hyjnë në greve dhe ne protesta të cilat nuk do të ndalen deri në realizimin e kërkesave të tyrë.

Me thirrjet “marre marre”, ata ende janë duke protestuar para objektit të Kuvendit.